Një shtyllë korrenti ka marrë flakë në zonën e ish-Stacionit të Trenit, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Kjo ka sjellë ndërhyrjen e policisë, duke bllokuar rrugën dhe moskalimin e njerëzve në zonën e shpërthimit.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i shpërthimit të shtyllës edhe pse në këto raste zakonisht ndodh për shkak të ngarkesës së madhe të rrymës elektrike dhe mospërballimit të kabllove që janë vënë.

Nuk raportohet për të lënduar dhe flaka nuk është përhapur në vende të tjera edhe pse shumë pranë ndodhen shtëpi dhe pemë.

Artikulli paraprakKËRCËNUAN 47-VJEÇARIN QË MOS DËSHMONTE NË GJYQ, NJË I ARRESTUAR DHE 3 TË SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërDIGJEN DISA HEKTARË ME SHKURRE NË ORIKUM,DYSHOHET E QËLLIMSHME