Trashëgimia e pasur e shtypit të shkruar në Shkodër vjen tashmë e dokumentuar dhe e digjitalizuar për publikun. Në kuadër të përmbylljes së projektit kërkimor-shkencor “Shtypi në Shkodër nga fillimet e tij deri në vitin 1920, në kohë digjitale”, është hapë ekspozita me periodikët më të rëndësishëm të kësaj periudhe historike.

Ky projekt është realizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me financim nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Rezultat kryesor i kësaj pune kërkimore është monografia shkencore që përmbledh historikun dhe rëndësinë e shtypit shkodran.

E pranishme në këtë aktivitet rektorja Blerta Dragusha përgëzoi autoret qe realizuan këte projekt.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë të interesuarit, artdashësit dhe studentët që dëshirojnë të prekin nga afër historinë e gazetarisë shqiptare.

https://youtu.be/rZtOdcIpLtM

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTHETHI, MAGJIA E MALEVE QË VAZHDON EDHE NË TETOR
Artikulli tjetërFAKULTETI I DREJTËSISË, FOKUS PRONËSIA INTELEKTUALE