Gjykata e Apelit në Tiranë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke shpallur të pafajshëm ish-deputetin e PDIU, Aqif Rakipi, lidhur me aksidentin më vdekje të ndodhur në gusht të 2017.

Apeli ka pushuar procedimin penal ndaj ish-deputetit për veprën penale ‘Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor’.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, të afërsi të mbikalimit të Kamzës, ku Aqif Rakipi përplasi për vdekje kalimtarin Seit Sorra, 54 vjeç.

Ky i fundit i kishte prerë rrugën ish-deputetit, teksa po kthehej nga Durrësi me mjetin e tij tip ‘Benz’, me targa AA002CY.

Viktima mësohet se ka qenë tregtar i zonës, ndërsa ka ndërruar jetë në vend nga përplasja, e cila ka qenë tepër e fortë. Ish-deputeti nuk ka qëndruar në vendin e ngjarjes, por është larguar, ndërsa pas 10 minutave është dorëzuar në polici.

Tashmë ai është shpallur i pafajshëm dhe Apeli ka vendosur të pushojë hetimin.

Artikulli paraprakAKTORJA E MADHE, TINKA KURTI PRET NGUSHËLLIME PËR VDEKJEN E TË BIRIT
Artikulli tjetërBOMBË NË MURIN E SHTËPISË ,NUK KA TE LENDUAR