Ish kryeministri Sali Berisha ka sqaruar sot situatën e krijuar mes tij dhe kryetarit të Grupit Paarlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nxjerrja e Alibeajt në foltore, ndërkohë që ishte radha e tij, ishte e qëllimshme dhe se ky nuk ishte rasti i parë që kjo kishte ndodhur.

“Situata e sotme me Alibeajn, nuk është një problem mes meje e Alibeajt, por mes meje dhe Ramës. Ai foli sa deshi, dhe lakoi emrin tim 30-40 herë. Në ligjin e Parlamentit nëse deputeti gjatë diskutimin përflet një deputet tjetwr fill pas tij i jepet fjala 2 minuta. Ata bënw një mekanizëm tw turpshëm dhe keqpërdorwn turpshëm Alibeajt.

Atë e nxorën me vrap në platformë. Ishte një akt i shpëlarë. Për këdo që mendoi se nuk ishte i përgatitur, kur unë do të merrja fjalën kërcen Balla e kërkon 5 minuta pushim vetëm që un mos flisja. Pra kemi të bëjmë me një njeri që përdoret në mënyrë mjerane, bëhet vegël për të mohuar të drejtën e fjalës.”, shpjegoi ai.

Artikulli paraprakVENDI I PARË NË BOTË/ ESTONIA NJEH ZYRTARISHT SI GJENOCID AGRESIONIN E RUSISË NË UKRAINË: VENDIM HISTORIK!
Artikulli tjetërPAS HUMBJES SË DJALIT TË PORSALNDUR, RONALDO POSTON FOTON ME VAJZËN E VOGËL: TANI ËSHTË KOHA TË…