Në një atmosferë të veçantë shpirtërore u zhvillua sot shugurimi i kishës kushtuar të Lumit Gjon Gazulli. Mesha e Shenjtë u kremtua nga Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, i cili theksoi se ky moment nuk është vetëm shugurimi i një ndërtese, por edhe një thirrje për shenjtërimin e jetës së çdo besimtari.

Gjatë Meshës së Shenjtë u bë shugurimi i elterit, bekimi i punimeve restauruese të kishës dhe, në përfundim, bekimi me reliket e të Lumit Gjon Gazulli.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin e besimtarëve dhe për jetën shpirtërore të kësaj famullie.

Artikulli paraprakINTERES PËR SHKOLLËN “KOLIN GJOKA” NË LEZHË
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME, 29 QERSHOR 2026