Pas katër ditësh përpjekjesh , është bërë e mundur shuarja e plotë e vatrës së zjarrit në landfillin e Bushatit, duke rikthyer situatën në normalitet dhe duke eliminuar rrezikun për përhapje të mëtejshme.
Në operacion u angazhuan strukturat vendore, shërbimi zjarrfikës, si dhe stafet teknike të landfillit, të cilat punuan në mënyrë të koordinuar për izolimin e zonës dhe neutralizimin e flakëve.
Drejtori i kompanisë së mirëmbajtjes së landfildit tha se pamjet janë depozituar në organet kompetente dhe po vijojne hetimet ndonëse duket se zjarri nuk ka qënë i qëllimshëm
Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se situata do të vijojë të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E LIBRIT NË LEZHË
Artikulli tjetërMASAT KUNDËR ZJARREVE NË QARKUN E LEZHË