
Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare koreografi i njohur lezhjan Gazmend Golemi. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sipas njoftimit të familjes, Gazmend Golemi u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në spitalin e Firences, në Itali, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai ka lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e artit dhe kulturës, duke qenë për dekada një emër i respektuar i koreografisë shqiptare, veçanërisht në Lezhë.






