Ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçari këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Tonin Tërshana. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët. Tërshana ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza” pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Tonin Tërshana, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Kur vjen pranvera” merr çmimin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Tërshana është dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh” Këngëtari  shkodran pak ditë më parë përfitoi nga shpërndarja e banesave sociale ne zonen e Shkozës. Ishte vetë kryebashkiaku Veliaj i cili i dhuroi çelsat e shtëpisë.

Artikulli paraprakRAMA: NUK DO KETË AMNISTI, TË DEKLAROHET MALLI
Artikulli tjetërPAPA FRANCESKU MBËRRIN NË SHBA PËR HERE TË PARË