BB KING NDAHET NGA JETA NË MOSHEN 89 VJEÇARE. Legjenda e muzikës Blues u shtrua kohët e fundit në spital ngaqë vuante nga presioni i lartë i gjakut dhe dehidratimi që vinte si pasojë e sëmundjes së diabetit tij . Këngëtari dhe kitaristi BB King ka vdekur të moshës 89 , ai vdiq ndërsa ishte në gjumë në shtëpinë e tij në Las Vegas, ka thënë avokati i tij. B.B King ishte kthyer kohët e fundit në shtëpi nga spitali.

Vdekja e tij vjen vetëm një javë pasi ai këmbënguli se ishte mirë dhe dëshira e tij ishte të kthehej në shtëpi .Në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare më 7 prill, ai shkroi: “Dua të falënderoj të gjithë për shqetësimin e tyre dhe urimet, unë jam ndjerë shumë më mirë dhe jam duke e lënë spitalin sot.” Muzikanti 89-vjeçar u dërgua në shtëpi e tij në Las Vegas, Nevada, ai është përmendur shpesh si Mbret i muzikës Blues ka udhëtuar për më shumë se 65 vjet, dhe ka luajtur më shumë se 300 shfaqje çdo vit në kulmin e karrierës së tij.Megjithatë, sëmundja e tij e ka ngadalësuar në vitet e fundit. Ai ka marrë shumë cmime të ndryshme gjatë karrierës së tij .Vdekja e tij ka bërë që shumë artistë të njohur në mbarë botën të shprehin keqardhjen e tyre për ndarjen nga jeta të muzikantit të njohur .

Artikulli paraprakPROVIMI I GJUHËS SË HUAJ, RRITET VËSHTIRËSIA
Artikulli tjetërPD: SHKOLLAT PO PËRDOREN PËR FUSHATË ELEKTORALE