
Është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare ish-zyrtarja e lartë e LSI, Luzhiana Abazi, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmi konfirmohet nga të afërm të ish-kryetares së Njësisë Bashkiake Nr.6 në Kombinat. Luzhiana Abazi ka mbajtur edhe postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Edhe përfaqësues të LSI-së kanë ndarë dhimbjen, për ikjen e parakohshme të Abazit, përmes postimeve në rrjetet sociale. Ka qenë aktivistja e LSI dhe deputetja e kësaj force politike, Nora Malaj të cilat kanë dhënë lajmin e kobshëm.
Postimi i Elona Gurit:
“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne! Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Elona Guri.
Postimi i Nora Malaj
“Për një mike të shtrenjtë që sot vendosi të shkoj në parajsë!! E mira dhe e ëmbla Luzhi, sot ditën e nisa me lajmin e zi, ti vendose të shkosh në parajsë , duke i lënë prindërit në dhimbje e lot, motrën në një realitet që askush nuk do ta donte, nipërit që aq shumë i adhuroje nē dhimbjen e humbjes së njeriut më të dashur për ta. Ti e mira Luzhi ike dhe na le ne miket e tua me kokë prapa… Ike si një fllad mëngjesi ndonëse jetën e deshe shumë… Ike duke na lënë një breng të madhe e një tronditje të pa përshkruar. Për ne ti ishe gëzim, emocion, energji dhe asnjëhere nuk u lodhe… Ja që edhe sëmundja e më pas vdekja zgjidhja .. Nuk qenka puna me radhë…. Ti luftove , ah sa shumë, se e doje pafund jetën .Njerezit e afert , prindërit që nuk ka fjalë t’i ngushëlloj dhe te ne miqtë e tu le njē vend bosh , pasi do na marri malli për harenë tende , për gëzimi tënd , për humorin tënd , për fjalët e tua të bukura , për të qeshurën tënde kumbuese o mikja ime e shtrenjtë.,, Nuk do të doja t’i shkruaja sot këto fjalë për ty , se ti ishe shumë e re për t’u larguar nga kjo jetë kaq pa pritur, po ne të gjithë vdekatarë jemi e duhet ta pranojmë dhe kur dhimbja është shumë e madhe






