Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19 piktori Kristi Baba.

Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. I ati, Erneset Baba shkruan se djali i vetëm u nda nga jeta në lule të rinisë.

Me hidherim te thelle dhe dhimbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem Kristi Baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar  betejen me covidin. Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise. Tu shuan gjithe enndrrat  e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor  qe qe nuk ja arrite. Gjithë endrrat tua u prene ne mes. Biri yne pushofsh ne paqe! Qofte i parajses!  Drite i paste shpirti! Ceremonia mortore do te zhvillohet  neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e  hotel internacional” shkruan ai.

Artikulli paraprakU PËRPLAS NGA NJË FURGON, HUMB JETËN E MITURA SHQIPTARE NË ITALI
Artikulli tjetërHEDHJA E LOTARISË, AMBASADA AMERIKANE BËN NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM