Ish-oficeri ushtarak sovjetik, të cili i atribuohet shpëtimi i njerëzimit nga shkatërrimi bërthamor, ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Stanislav Petrov, një nënkolonel në Forcat e Mbrojtjes Ajrore Sovjetike, ishte oficer në detyrë në qendrën e alarmit të Bashkimit Sovjetik, kur disa kompjutera defektozë sinjalizuan që kishin nisur raketa në vend, në Shtator të vitit 1983. Vendimi i tij për të injoruar sinjalizimet, bëri që të shmangej shkatërrimi i botës. Karl Schumacher, një regjisor gjerman, i cili ishte i pari që e shfaqi këtë histori në Perëndim, tha në një deklaratë se ai mësoi për vdekjen e Petrov-it kur po përpiqej ta kontaktonte për ta uruar për ditëlindje. Djali i Petrov-it, Dmitri Petrov, i tha z.Schumacher se babai i tij kishte vdekur më 19 Maj.

Stanislav Petrov lindi në Vladivostok, më 7 Shtator 1939. Në mbrëmjen e 26 Shtatorit 1983, ai ishte në detyrë, në qendrën e alarmeve paraprake të Bashkimit Sovjetik në Moskë, kur kompjuterat dhanë sinjalin se Shtetet e Bashkuara kishin nisur pesë raketa bërthamore në vend. “Kompjuteri sinjalizoi që informacioni ishte i sigurt dhe i besueshëm”, tha më vonë ai. “Në ekran ishte shkruar me shkronja të mëdha START që do të thoshte që raketa ishte nisur me patjetër.

” Ai kishte vetëm pak minuta për të vendosur nëse do ta vlerësonte sulmin si të vërtetë dhe të informonte Kremlinin se Shtetet e Bashkuara po fillonin Luftën e Parë Botërore, ose t’u thoshte komandatëve të tij se sistemi i alarmit i Bashkimit Sovjetik ishte i gabuar. Duke menduar se një sulm i vërtetë amerikan do të përfshinte qindra raketa, ai e konsideroi alarmin një mosfunksionim të kompjuterit. Kolonel Petrov-it iu dha të drejtë, kur pas një hetimi të brendshëm pas incidentit u arrit në përfundim se satelitët sovjetikë kishin ngatërruar dritën e diellit të reflektuar në re, me motorët e raketave.

Megjithëse Petrov ishte nderuar nga kolegët dhe lavdëruar edhe nga eprorët e tij, ai nuk u shpërblye. Ai më vonë u ankua se ishte qortuar nga eprorët, pasi nuk kishte përfunduar një dokument rutinë gjatë incidentit dhe se ishte përdorur nga gjeneralët të cilët ishin ndjerë fajtorë nga dështimi i sistemit të paralajmërimit. Petrov doli në pension të parakohshëm nga forcat e armatosura vitin që pasoi dhe u largua jashtë Moskës.

Incidenti u bë publik vetëm në vitin 1998, me botimin e kujtimeve të gjeneralit Yury Vontintsev, eprorit të Petrovit në atë kohë. Në dokumentarin televiziv “Njeriu që shpëtoi botën”, zoti Petrov tha: “Gjithçka ka ndodhur nuk ka rëndësi për mua, ishte puna ime. Unë thjesht bëra punën time dhe isha personi i duhur në kohën e duhur, kjo është e gjitha.”