KËNGËTARI ITALIAN NDËRRON JETË NË MOSHËN 59 VJEÇARE. Ka nderruar jete ne moshen 59-vjeçare pas nje infarkti kengetari Italian pino daniele. Kantautori napoletan I cili më 19 mars do të mbushte 60 vjeç, ndërroi jetë gjatë oreve te natës. Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur Eros Ramazzotti, mik i ngushtë i kantautorit, nëpërmjet profilit të tij në Twitter i cili duke postuar një fotografi të këngëtarit duke buzëqeshur shkroi, “Edhe Pino na la.

I madhi miku im, dua të të kujtoj me buzëqeshje, e ndërsa po shkruaj, po qaj njëkohësisht. Do të dua gjithmonë shumë, sepse ishe një person i pastër dhe i vërtetë, përtej të qenit një artist i madh. Faleminderit për gjithçka që më ke dhënëvëllaçko. Do jesh gjithmonë në zemrën time. Ciao Pinuzzo” Më pas, ka ardhur edhe konfirmimi nga familja e artistit. Vajza e tij Sara, komentoi në profilet e saj në rrjetet sociale me fjalët “Është një moment i tmerrshëm”. Ky fakt konfirmohet nga menaxheri i tij, Ferdinando Salzano. Nga te dhenat, fillimisht Daniele u ndje keq në shtëpinë e tij në Toskanë dhe dërgimi në spital nuk shërbeu. Një vdekje e papritur kjo e këngëtarit nga Napoli, por që nuk erdhi nga veset: Pino Daniele gjithmonë ka vuajtur nga zemra.

 

 

 

Artikulli paraprakFAMULLIA E SHËN SHTJEFNIT KONCERT PËRMBYLLËS
Artikulli tjetërLETONIA, ME SYTË NGA DIALOGU SERBI-KOSOVË