Kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli, ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë efektivët dhe personat e angazhuar në shuarjen e zjarrit në landfillin e Bushatit.
Përmes një reagimi publik, ai vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e strukturave në terren, duke theksuar se falë punës së palodhur u bë e mundur shuarja e plotë dhe izolimi i vatrës së zjarrit.

POSTIMI I PLOTË:
Mirënjohje e thellë për të gjithë efektivët dhe çdo person që u angazhua pa u ndalur për shuarjen e zjarrit në landfillin e Bushatit.
Falë përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhur në terren, u bë e mundur shuarja e plotë dhe izolimi i vatrës së zjarrit si dhe shmangia e rreziqeve më të mëdha për komunitetin.
Faleminderit nga zemra për çdo sakrificë dhe çdo orë pune në shërbim të qytetarëve .

Artikulli paraprakLËVIZJE NË KUPOLËN E POLICISË SË SHTETIT, HITA FIRMOS NDRYSHIME NË DISA QARQE
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË