Zjarri që përfshiu masivin me pisha në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin është shuar plotësisht, pas një operacioni që zgjati disa orë dhe angazhoi dhjetëra efektivë të shërbimeve zjarrfikëse dhe emergjencave civile.Flakët u shfaqën mesditën e së premtes dhe, të favorizuara nga era dhe bimësia e dendur, u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha. Për shkak të afërsisë me bizneset dhe strukturat akomoduese të zonës, situata krijoi shqetësim, ndërsa forcat në terren ndërhynë menjëherë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.Në operacionin për neutralizimin e flakëve morën pjesë zjarrfikësit e Lezhës, Mirditës, Vau Dejësit, Kamzës dhe Tiranës, të mbështetur edhe nga struktura të tjera vendore. Falë ndërhyrjes së koordinuar, u bë e mundur izolimi dhe më pas shuarja e plotë e vatrës së zjarrit.Sipas të dhënave paraprake, dëmet janë regjistruar vetëm në masivin pyjor me pisha, ndërsa nuk raportohen dëme në banesa, biznese apo objekte turistike. Megjithatë, sipërfaqja e prekur nga flakët pritet të përcaktohet pas verifikimeve në terren nga institucionet përgjegjëse, ndersa po punohet edhe per percaktimin e shkaqeve te ketij zjarri.
Rana e Hedhur është një nga zonat që përballet shpesh me zjarre gjatë sezonit të verës, çka e bën të domosdoshëm monitorimin e vazhdueshëm të territorit dhe reagimin e shpejtë të strukturave emergjente për mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe zhvillimit turistik të zonës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEDICIONI I 64-T I FESTIVALIT MBARËKOMBËTAR TË KËNGËS PËR FËMIJË
Artikulli tjetërLIGJËRATA “BESIMI FETAR DHE POLITIKA”