Sekretari i përgjithshëm i federatës shqiptare të futbollit Ilir Shulku menjëherë pas kthimit nga Parisi ku u hodh shorti për kampionatin europian të futbollit, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë tha se kombëtarja kuqezi

do të tentojë që të kualifikohet edhe si skuadra e tretë më e mirë në fazën e grupeve, formulë që aplikohet për herë të parë nga UEFA ndërsa shpresoi që kombëtarja të mos ketë dëmtime.Shulku deklaroi se në europian kombëtarja shqiptare nuk shkon për piknik. Sa i përket biletave për europianin, FSHF do të ketë shumë pak bileta. Shorti i kampionatit Europian vendosi Shqipërinë përballë Francës, Zvicrës dhe Rumanisë. Një short i ndërlikuar, por jo i pakalueshëm për kuqezinjtë, kështu mendon edhe trajneri De Biazi i cili deklaroi se Shqipëria ka favor se nuk ka presion.