
Si një traditë e trashëguar primitive që në kohët e kahershme , gjakmarrja në veri të Shqipërisë ka patur rënie.
Këtë e pohon Kreu i Misionit dhe Pajtimit të Gjaqeve për Qarkun e Shkodres Nikollë Shullani.Sipas tij ky fenomen ka njohur rritje në Shqipërinë e Mesme pavarësisht se ajo krahinë përdorë termin hakmarrje ndryshe nga krahina e veriut Shullani thotë se është në negociata për pajtimin e dy familjeve. Pavarësisht fushatave të njëpasnjëshme sensibilizuese kundër gjakmarrjes, ky fenomen është tepër i vështirë për tu minimizuar në vendin tonë. Megjithatë sipas statistikave në bashkinë e re të Shkodres ,shoqata e misionarëve të paqes ka evidentuar 105 familje që janë në gjak.Ne Veri të vendit zonat më problematike janë ajo e Dukagjinit, Tropojës, por edhe fshatrat Bardhaj dhe Barbullush.


