Vijon puna për reabilitimin e sheshit pranë shkollës 9 vjeçare “Ali Laçej”.
Pas ndërhyrjes që IMT Shkodër bëri për lirimin e hapësirave të cilat ishin zënë prej vitesh nga ndërtime pa leje, puna po vazhdon me sistemimin e sheshit, dhe me vendosjen e bordurave anësore
Paralelisht po punohet edhe në ambjentet e oborrit për nivelimin e saj dhe pastaj puna do të vijojë me rikualifikimin e kësaj hapësirë e cila do të jetë në funksion të nxënësve të shkollës
Prindërit theksojnë se ky investim është mjaft i dobishëm dhe do ti shërbejë fëmijëve dhe komunitetit
Për vite me radhë hyrje kryesore e shkollës 9 vjeçare “Ali Laçej” ishte e zënë duke bërë që nxënsit të përdornin hyrjen anësore.
Me këtë ndërhyrje që po realizohet nga bashkia Shkodër pritet që brenda një kohë të shkurtër hyrja kryesore do të jete e aksesueshme për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle

Artikulli paraprakTRAFIKIMI I QËNIEVE NJERËZORE, 3 RASTE NË SHKODËR
Artikulli tjetërMBLIDHET KOMISIONI I EMERGJENCAVE NË LEZHË