Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni ka shpërthyer sërish në akuza nga foltorja e Kuvendit sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar.

Po ashtu ai nuk i kursehu ironitë dhe akuzat në drejtim të opozitës jashtëparlamentarë. Ai ironizoi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për deklaratën e saj se do t’ja hante veshin kryeministrit Edi Rama.

“Që të riformatojnë qeverisjen në këtë vend, duhet të riformatojmë reformën. Faleminderit zoti kryetar që ma ndërpret fjalën, por këtu është Parlament, që vjen nga latinishtja, fjalë… Pse e lidha çështjen për teatrin, ata që braktisën teatrit, ata që janë me ju treshe në krevat. Ato që kanë fantazi për ngrënie veshi.

Si mund t’ja hashë veshin atij! Se ai është i gjatë. Vetëm shtrirë në krevat mund t’ja hashë veshin. Ne na duhet një kod i ri zgjedhor, sistem i ri zgjedhor. Na duhet që të kemi lista të hapura. Keni një propozim amerikan ditët e fundit.

S’po futem danez, suedez. Keni një propozim që i hap rrugë hapjes së listave dhe i jep të drejtë qytetarit shqiptar që të votojë deputetet që duan. Hajde ta votojmë. Ne nuk duhet kolegë të opozitës, që të përfshihemi me aferat e tyre. Ndryshe vota jonë duhet të jetë kundër.”, tha Gjoni.

Artikulli paraprakALEANCA PROTESTË PARA SPAK: PROKURORËT TË VEPROJNË SHPEJT, TË SHMANGIN PËRPLASJEN ME QEVERINË
Artikulli tjetërPROTESTA E ALEANCËS PËR TEATRIN/ SPIROPALI: S’DINË SI TË LIDHIN GOMARIN