Vendi ynë do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare ku në skajin verior dhe zonat lindore priten edhe reshje të izoluara dhe të pakta, sipas meteoalb. Por pas mesditës pritet largim i vranësirave dhe mbizotërim të motit me diell në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes ku minimumi do jetë 2°C, por rritje të lehtë sjellë dhe mesdita ku maksimumi në rang vendi do shënojë 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të Europës, kryesisht me diell do të paraqitet Brigjet e Egjeut dhe Europa Veriperëndimore. Ndërsa vranësira dhe reshje të pakta shiu do ketë Gadishulli Iberik, Europa Qëndrore dhe Lindja e Kontinentit.