COVID-19 transmetohet nga personi në person nëpërmjet piklave respiratore, të cilat tajiten nga trupi me teshtitje apo kollitje

Fredrick Sherman, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Mount Sinai, këshillon se si të silleni kur dikush në afërsinë tuaj teshtin apo kollit

Menjëherë nxirrni frymën jashtë në mënyrë që të shmangni thithjen e piklave apo aerosolit. Shtrëngoni buzët në mënyrë që nxjerrja e frymës të zgjasë më shumë. Ktheni kokën në tërësi në anën e kundërt të personit dhe filloni të ecni”-këshillon Sherman.

Kjo metodë nuk ju mbron në tërësi nga infektimi me koronavirus, mirëpo mund të zvogëlojë sasinë e virusit ndaj të cilit jeni ekspozuar, nëse personi i cili ndodhet në afërsinë tuaj është i sëmurë dhe teshtin apo kollit.

Është e sigurt që do të sëmureni, nëse thithni dozë më të madhe të virusit.

Koha në të cilën keni qenë të ekspozuar me grimca infektuese gjithashtu është e rëndësishme në kuptimin e transmetimit.

Sa më gjatë që të jenë grimcat virusale rreth jush, virusi ka aq më shumë kohë që të futet në trupin tuaj.