Guri i Zi është i shtrirë buzës malit të Sheldisë me pamje tejet të bukur . Kjo zonë ka një komunitet me tradita të mira punëtor dhe artëdashës e me një harmoni të shkëlqyer ndërfetare.

Kjo krahinë e ka marrë emrin nga një masiv shkëmbor me përmasa gjigande i cili ndodhet në qendër të fshatit. Ky Gur është shumë interesant pasi përbërja e tij është e vecantë dhe nuk ndeshet në masivet e maleve perreth që janë gëlqeror.

Blloku shkëmbor magmatik i ardhur aty në rrugë misterioze, në lartësinë rreth 42 metër mbi nivelin e detit ka formë të përzgjatur rreth 120 metra.
Me gjerësi mesatare 50-60 metra e lartësi 8-10 metra , shkëmbi ka vlera gjeomorfologjike e gjeologjike.

Alfred Haxhari është një banor i Guri të Zi i cili është marrë me studimin e këtij rasti. Megjithatë ai e komentonë atë në formën e hipotezave apo gojëdhënave nga të parët për faktin se edhe në intrenet nuk gjen shumë informacion për të. Ka hipoteza që shkëmbi ka origjinë të hershme vullkanike

Mendohet që për këtë shkak ky gur të jetë përdorur nga pushtuesit turq për gjuajtjen e kalasë së Shkodrës me gjyle topi.

Ky shkemb është shpallur monument natyre me vendim të këshillit të ministrave ne vitin 2008

Po ashtu shume interesant është fakti që ky shkëmb ka peshë specifike shum të lartë se llojet e zakonshme të gurëvë.

Nuk ka të dhëna të sakta e as legjenda të trashëguara. Sfida jonë është të studiohet dhe të vlerësohet si objekt natyror dhe atraksion turistik me vlerë , Në shërbim të kësaj mund të duhet të orientohen objektiva dhe destinacione turistike të spikatura.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, ZV/MINISTRJA JAKU NË AKADEMINË RINORE
Artikulli tjetërLEZHË, MARSHIM NË DITËN BOTËRORE TË UJIT