Shkodra nga sot ka një komisariat tërësisht të rikonstruktuar të policisë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e komisariatit të policisë Shkodër si ishte dhe si u bë pas rikonstruksionit dhe ajo që vihet re ndryshimi është si dita me natën.

Në videon e publikuar sot nga kryeministri Rama të ndryshimit që i është bërë Komisariatit të Shkodrës, duket se lagështia, muret e rrëzuara dhe pamja e një godine të rrënuar e braktisur tashmë është zhdukur dhe sot Shkodra ka një komisariat të ri e modern.

Komisariati i Shkodrës është rikonstruktuar me investimet e qeverisë dhe sot gëzon një pamje dinjitozë për policinë, me zyra e salla konferencash me standarde të larta. Ditën e djeshme ishte ministri Bledi Çuçi që inauguroi zyrat e reja të këtij komisariati.

 

Artikulli paraprakYLLI I POP-IT ELTON JOHN I JEP LAMTUMIRËN MUZIKËS ME NJË TURNE NË MBARË BOTËN
Artikulli tjetërSOT MBLIDHET KUVENDI, RAPORTOJNË KQZ, AMA, KLSH DHE ILD! NË REND EDHE NJË DEKRET I METËS