SYNON ANGAZHIMET SINDIKALE DHE VËSHTRIMIN EKONOMIK-SOCIAL TË PUNËTORËVE. Në shumë vende të botës përkujtohet 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha.

Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në vitin1866 në Illinois (SHBA). Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara në Nju Jork me 5 shtator 1882 nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë kjo e themeluar në vitin 1869. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 Majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago të SHBA-ve dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demostruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 Majit është miratuar në Kanada në vitin1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në vitin 1872. Në Evropë 1 Maji, festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë. Pavarësisht se kremtimi i 1 majit lidhet ngushtë me protestën e punëtorëve të Çikagos, përfunduar me gjak, historia e festës së punëtorëve fillon më herët se sa viti 1886. “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”, kjo ishte parulla e hedhur për herë të parë në Australi më 1855-n e pastaj e përqafuar nga krejt lëvizja sindikaliste botërore. U hap kështu rruga për protesta të përgjithshme dhe u kërkua një ditë, pikërisht 1 maji, në të cilën të gjithë punëtorët të ushtronin presion për të drejtat e tyre.

Artikulli paraprakHANI I HOTIT, ARRESTOHEN 45 KLANDESTINË
Artikulli tjetërALTERTEKSTI, KLASAT 1 DHE 6 UNIFIKOHEN