Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Po ashtu, numri i vdekjeve në këtë shtet është 1.872 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.804.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin,

menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.