Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, informon se në total numri i rasteve aktive është 20,652.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,728 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës. Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.