Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në Shëngjin.
Një burim pranë familjes, tha për mediat se dyshohet që fëmijët e biznesmenit janë larguar jashtë Shqipërisë pak ditë pasi varrosën të atin.

Destinacioni i ri thuhet se është Amerika. Ndërkohë, po i njëjti burim rrëfeu se një i afërm i biznesmenit për pak sa nuk e ka shtypur me makinë vrasësin portugez, R.S. Në momentin që killeri kreu vrasjen, doli jashtë me vrap. Duke kthyer kokën pas nëse po e ndjekin, portugezi i ka dalë përballë një makine që po shkonte drejt hotelit “Coral”. Drejtuesi i makinës frenoi, duke shmangur përplasjen.

Kur ka shkuar në hotel, punonjësit i kanë treguar për vrasësin dhe drejtuesi i makinës u ka thënë se për pak sa nuk e shtypi. Ai është rikthyer për ta ndjekur, por vrasësi i kishte humbur gjurmët.

Artikulli paraprakLUFTA NË UKRAINË, FORCAT UKRAINASE DËBOJNË TRUPAT RUSE NGA DISA POZICIONE NË BAKHMUT
Artikulli tjetërATLETIKË/ LUIZA GEGA TREGON VETEN NË ITALI, KAMPIONIA KUQEZI DEL E DYTA NË GARËN 5 KM RRUGË