Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës.

Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u shpreh se deri në vitin 2027 do të mbyllen të gjithë kapitujt për anëtarësimin në BE.

“Po si thanë: ‘Iku kjo punë. Nuk ka më negociata’? Por në fakt, jo vetëm ka negociata, por u mbyllën tre kapitujt e parë. Pra filloi numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve. Dhe ne, duan s’duan ata që s’duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027”, tha Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“S’KA ASGJË PËR T’U SHQETËSUAR”/ RAMA PËR PROJEKTIN NË ZVËRNEC: NUK ËSHTË FINALIZUAR, POR DO TË BËJ KRENARË SHQIPËRINË DHE EUROPËN
Artikulli tjetërNJIHUNI ME “SURPRIZAT” E MOTIT PËR KËTË TË MËRKURË/ JA SA GRADË DO TË SHËNOJË SOT TERMOMETRI