Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur te Pallati i Kongreseve, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Kryedemokrati Basha është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga delegatët e partisë, të cilët kanë mbushur Pallatin e Kongreseve, për të qenë pjesë e Kuvendit Kombëtar, i cili mblidhet nën sloganin “Zgjedhim të ardhmen”.

I rrethuar nga mbështetës të shumtë, kryedemokrati Basha ka përshëndetur me dy gishta. Ndërkohë, të gjithë të pranishmit në sallë janë ngritur në këmbë në shenjë respekti ndaj Bashës, teksa e kanë shoqëruar ardhjen e tij edhe me thirrjet “Lulzim Basha”, “Rama ik”.

Ndërkohë, Kuvendi Kombëtar i PD ka nisur me Himnin Kombëtar.

Artikulli paraprakREFERENDUMI PËR SHKARKIMIN E BASHËS, JA PJESËMARRJA NË VOTIME DERI TANI
Artikulli tjetërVENDIMI I PARË, MIRATOHET KOMISIONI PËR KUVENDIN KOMBËTAR TË PD, JA KRYETARI DHE ANËTARËT