Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) organizoi në Shkodër një trajnim ndërgjegjësues të dedikuar për personat me nevoja të veçanta, me fokus rritjen e sigurisë digjitale dhe aftësive për t’u mbrojtur nga kërcënimet kibernetike.
Gjatë sesionit trajnues, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri praktike mbi format më të zakonshme të mashtrimeve online, mbrojtjen e të dhënave personale, menaxhimin e fjalëkalimeve dhe identifikimin e burimeve të pasigurta në internet.
Trajnimi u zhvillua në vijim të projektit kombëtar të AKSK për fuqizimin e grupeve të nënpërfaqësuara, i cili synon ndërtimin e aftësive digjitale, rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet kibernetike dhe përfshirjen aktive të komuniteteve që përballen me vështirësi të shtuar në mjedisin digjital.

Artikulli paraprakRAMA PREZANTON REFORMËN PËR MBROJTJEN E NATYRËS
Artikulli tjetër800 TË RINJ ZBRESIN NË TERREN PËR VELIPOJËN!