Siguria, Meta takon kongresmenët amerikanë të “Inteligjencës”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim pune me delegacionin e Kongresmenëve amerikanë, anëtarë të Komisionit për Inteligjencën të SHBA, kryesuar nga Devin Nunes. Gjatë takimit, kreu i shtetit, Meta dhe kongresmenët diskutuan për çështje të sigurisë rajonale dhe globale, duke pasur parasysh se Shqipëria, përveç se një anëtare dhe kontribuese e NATO-s, ka treguar e provuar se është edhe një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në koalicionin kundër terrorizmit dhe ekstremizmit ndërkombëtar.

Artikulli paraprakMINISTRI I DREJTËSISË SHKARKON DREJTORIN E IEVPS-SË KORÇË
Artikulli tjetërVATËR ZJARRI NË MALIN E DAJTIT