Prej ditës së sotme, 1 korrik, në të gjitha zonat bregdetare të vendit, në ndihmë të DVP-ve që kanë plazhe në juridikisionin e tyre, nga DVP-të e tjera kanë shkuar në ndihmë punonjës policie të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale.

Po nga sot, në këto zona bregdetare, ka nisur patrullimi me biçikleta nga punonjësit e Policisë, një mënyrë shumë efikase kjo, për t’iu gjendur pranë pushuesve që mund të kenë nevojë, përsa i përket problematikave që trajtohen nga ana e Policisë.

Pamjet në foto vijnë nga plazhet në Durrës, ku Policia ka nisur patrullimin me biçikleta, sikundër edhe të gjtiha shërbimet e tjera të planizuara, janë në patrullim dhe në gatishmëri 24/7.

Siguria në plazhe, policia nis patrullimin me biçikleta

Siguria në plazhe, policia nis patrullimin me biçikleta

Siguria në plazhe, policia nis patrullimin me biçikleta

Siguria në plazhe, policia nis patrullimin me biçikleta

Artikulli paraprakBËHUNI GATI, RRITJE EKSTREME TEMPERATURASH NË TË GJITHË QYTETET
Artikulli tjetërLUFTA PËR SUPËN, UNESCO SHTON NË LISTË BORSHCH: GATIM UKRAINAS, JO RUS