Sensibilizimit për ngjarjen tragjike të ndodhur në shkollen “Fan Noli” në Tiranë ku pas një konflikti humbi jeten një nxënës i është bashkuar edhe Lezha. Një grup të rinjsh nxënës shkollash dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan në qender të qytetit, duke kërkuar një sistem arsimor që kujdeset e reflekton.

Me pankarta në duar protestuesit u shprehen se edhe në Lezhë ka probleme të shumta sa i përket sigurisë dhe infrastruktures në institucionet arsimore.

E pranishme në këtë manifestim, këshilltarja e Partisë Demokratike Alfrida Marku thotë se në mbledhjen e këtij muaj ka kërkuar që të përfshihet në rendin e dites paketa e sigurisë në shkolla.

Protesta e nxënësve dhe aktivisteve në Lezhë zgjati rreth 60 minuta, ku ju kërkuar insitucioneve përgjegjëse që të reflektojnë dhe të ofrojnë kushte dhe siguri në shkolla.

Artikulli paraprakSHKOLLA “ARBEN BROCI” HAP DYERT
Artikulli tjetër“U KRYE EDHE KJO PUNË” BERISHA NGA SELIA BLU: PIRAMIDA MË E MADHE E MASHTRIMIT MORI SOT GODITJEN MË FATALE