
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të rënda gjatë Konferencës për Sigurinë Ushqimore, duke deklaruar se kontrolli mbi ushqimet në Shqipëri ndodhet në ‘duart e mafias’. Ai e cilësoi situatën alarmante, duke theksuar se është vetë “mafia shtetërore” ajo që kontrollon sektorin e sigurisë ushqimore, i cili sipas tij është një nga më të rëndësishmit për shëndetin e qytetarëve.
Kreu i PD Sali Berisha në Konferencën për Sigurinë ushqimore: Kontrolli i ushqimeve është në duart e mafias. Është mafia shtetërore që ka në dorë, këtë siguri, që është siguria më e rëndësishme. Shqipëria nuk ka siguri juridike, pasi qytetarët rrijnë 10-15 vite për një proces gjyqësor. Shqipëria ka ekspertë shumë të mirë për sigurinë ushqimore, por ata janë të margjinalizuar. Po, kontrollet janë në kthetrat e mafies. Shqipëria nuk ka asnjë standard të BE-së. Prokurimet bëhen në 99 përqind të rasteve me shqiptarë, jo të huaj, ndërkohë që marrëveshja me BE-në, e detyron Shqipërinë të jetë e hapur për investitorët shqiptarë dhe europianë. Të huajt bëjnë punë me më cilësi, por këta ‘i fshijnë’. Kanë vënë rregull që dokumentet duhen për 38 ditë dhe çdo i huaj që i dorëzon me E-Albania, paraqitet pasi është firmosur prokurimi. Siguria ushqimore lidhet direkt me shëndetin.