Urdhëri i Mjekut Veterinar zhvilloi analizën vjetore të vitit 2023 ndërsa diskutoi edhe për aktivitetet e këtij viti në një takim të realizuar në qytetin e Shkodrës. Kreu i këtij institucioni Ervin Resuli tha se dy janë çështjet kryesore ku kërkohet një përmirësim, mirëqënia e kafshëve si dhe rritja e sigurisë ushqimore në vend.

Një përmirësim duhet që të bëhet edhe me tregjet e gjëse së gjallë të cilat në disa bashki nuk janë brenda standardeve të kërkuara tha Resuli.

Ajo që mbetet shqetësim është edhe mungesa e veterinerëve qoftë në institucionet shtetërore por edhe ato private.

Zëvendës ministri i bujqësisë Enio Civici tha se mbështet urdhërin e mjekut veterinary ndërsa pikat që kërkojnë përmirësim i cilësoi si një rrugë e vështirë.

Gjatë kësaj mbledhje të Urdhrit të Mjekut Veterinar u vendosën edhe disa objektiva për përmirësimin e situatës për kafshët, sigurinë ushqimore dhe vetë veterinerët në 2024-shin.

Artikulli paraprakDROGË DHE ARMË, ARRESTOHEN 5 SHTETAS NË SHKODËR
Artikulli tjetërPËRPIQUNI TË MOS U PËRGJIGJENI PROVOKIMEVE… ÇFARË PARASHIKOJNË YJET PËR JU SOT