Tregtimi i produkteve ushqimore jashtë kushteve higjeno – sanitare vijon të mbeten një sfidë në Shkodër. Rritja e temperaturave në këtë periudhë rrit edhe rrezikun te konsumatori. Në zonën e Rusit vërehet që ushqimet e bulmetit, peshku por edhe frutat perimet tregtohen jashtë cdo kushti.

Një pjesë e qytetarëve tashmë janë pajtuar me këtë siutatë ndërsa te tjere kërkojnë që të merren masa për largimin e shitësve ambulant nga rruga.

Ndonse aksionet nga policia bashkiake dhe nga Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit për largimin e shitësve ambulant nga rruga si dhe për sigurinë ushqimore nuk kane munguar, sërish situata vijon të jetë shqetësuese.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARRET/ 2 AVIONË PËRPIQEN TË SHUAJNË FLAKËT NË LURË! 3 HELIKOPTERË ANGAZHOHEN PËR VATRAT NË DAJT E MIRDITË
Artikulli tjetërLEZHA FESTON DITËN E SHTEGTARIT