Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të pranojë ankimin e Dhomës së Avokatisë kundër ligjit që ka bërë qeveria për trefishimin e sigurimeve shoqërore dhe shendetesore per 23 profesione te lira.

Sekretari I ketij institucioni ne Shkoder Xhovalin Ulndreaj shprehet se dhoma e avokatise ishte e sigurt ne fitimin e kesaj beteje me qeverine, nderkohe qe tashme duke filluar nga ky muaj kontributet do te paguhen ne baze te ligjit te vjeter, pra mbi bazen e pages minimale. Ndersa per sa iu perket kontributeve te derdhura trefish me shume gjate ketyre tre muajve sekretari Ulndreaj thote se gjithcka do te sqarohet pas zbardhjes se vendimit. Trefishimi i kontributeve shoqerore dhe shendetesore per profesionet e lira eshte kundershtuar sidomos nga avokatet ku pervecse dergimit te ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese , ata kane bojkotuar per disa dite edhe seancat gjyqesore pasi sipas tyre shuma e kontributit te percaktuar , pervecse diskriminuese ishte e paperballueshme per ta.