Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është rrëzuar aksidentalisht duke bërë një selife në një kongres të mbajtur në Zagreb.

Gjatë kongresit ai pati një aksident të vogël në fund të kongresit të PPE.Sipas mediave të huaja ai kishte vetëm mavijosje në kofshë e asnjë thyerje.

Ai do të qëndrojë në spitalin “La Madonnina” në Milano për dy ditë, edhe gjatë fundjavës.
Silvio Berlusconi priti shpalljen e Antonio Tajani si nënkryetar dhe më pas duke lënë arenën, ai donte të bënte një foto, por u pengua dhe u rrëzua.

Për këtë arsye, ai u kthye në Itali dje në orën 4:00 pasdite.
Edhe pse në moshë të madhe, tashmë 83 vjeç ai është akoma aktiv në politkë.

Artikulli paraprakPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË RUBIK I DEMTUARI ME URGJENCË NE TIRANE
Artikulli tjetërKENI BËRË PLANE PËR FUNDJAVËN, JA SI DO TË JETË MOTI