Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”.

Në këtë event po prezantohen 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror.

Gonzato u shpreh se mirëqenia sociale është vetë forca e një kombi duke shtuar se kjo është në qendër të parimeve të Bashkimit Europian që nga fillimi.

Ai ka renditur edhe porositë që ndihmojnë Shqipërinë të jetë më afër BE-së, mes të cilave përmendi nevojën që transparenca dhe llogaridhënia të jenë në qendër të politikave.

Gonzato: Mirëqennia sociale është vetë forca e një kombi. Kjo çështje ka qenë në thelb të BE që nga fillimi. BE merr parasysh nivel të lartë të mirëqenies sociale dhe arsimit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Nuk është rastësi që ky aktivitet sot ndodh edhe në bashkëpunim me UNICEF.
BE ka një traditë të gjatë të investimit në kapitalin njerëzor.
Mundësi të barabarta, mundësi për kushte pune dhe mundësi sociale, këto ishin tre shtyllat e veprimit tonë në kushtet e rënies së euros.

Artikulli paraprakKUR NJË KAPUÇ BËHET ZËRI I NJË KOMBI, PLISI I BARDHË DREJT UNESCO-S
Artikulli tjetërKËLLIÇI NUK KURSEN IRONINË: THIRRJE PRODËS TË RUAJË DOSJEN EDHE PËR 20 SHKURTIN!