
Diego Simeone ka ofertë nga Federata e Argjentinës për t’u emëruar në postin e selektorit, duke e kombinuar me detyrën e trajnerit në Atletico Madrid.
Federata e Futbollit të Argjentinës kërkon Diego Simeonen në postin e selektorit. Trajneri i Atletico Madridit konsiderohet si një prej më të mirëve në botë në detyrën e tij. Kurse, Argjentina dëshiron që ai të jetë në drejtim të skuadrës, duke e kombinuar rolin e selektorit me punën e tanishme në Atletico Madrid, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”, përcjell “Lajmi.net”. Një ofertë të ngjashme e kishte marrë edhe Jose Mourinho kur në kohën e drejtimit të Real Madridit, u kërkua nga Portugalia për postin e selektorit.






