SOT U PRIT ZYRTARIZIMI, KA HESHTJE TOTALE NGA DREJTUESIT E EKIPIT. Vioresin Sinani është në dyshim që te jetë ndihmësi i trajnerit Italian, Baldo Raineri.

Ish-sulmuesi legjendar i skuadrës shkodrane u prit që të prezantohej pikërisht ditën e hënë, por kjo nuk do të ndodhë. Star Plus ka kontaktuar drejtuesit e skuadrës për të mësuar më shumë rreth kësaj lëvizjeje por ka një heshtje totale. Askush nuk di të japë një përgjigje së çfarë do të bëhet, do të prezantohet apo jo Sinani. Siç mësohet, Sinani është vetë në dyshim të jetë apo jo në krah të Rainerit. Kjo për shkak se ai me shumë vështirësi pranoi përpara një jave që të bëhej pjesë e kuqebluve. Ndërkohë që gjatë gjithë javës, interesimit të Star Plus, ai nuk iu është përgjigjur telefonatave, madje duke shmangur çdo bisedë për të gjitha mediat. Deklarat që ka dhënë për media trajneri Baldo Raineri, se duhej pyetur se kush do të ishte bashkëpuntori i tij duke se ka ndikuar negativisht tek Sinani. Ajo deklaratë ka zbahur optimizmin dhe me shumë mundësi ai nuk do të jetë zëvëndës trajner i skuadrës. Ndërkohë drejtuesit e Vllaznisë ndonse heshtin për këtë detaj, kanë dhënë garancinë se trajneri Baldo Raineri ka besimin e plotë ndonse ka arritur për të dyten herë 6 humbje radhazi. Ditën e mërkurë Vllaznia do luajë ndeshjen e kthimit ndaj Kukësit për Kupën e Shqipërisë. Do të jetë rezultati i kësaj sfide për të parë ndoshta zhvillime të reja në kampin kuqeblu. Të gjithë në fakt pyesin, pse nuk shkarkohet trajnerit. Por dhe italiani është kundërpërgjigjur në media, ku ka thënë: “Në rast se unë largohem Vllaznia do të shpërthejë”. Pikëpytetjet bëhen akoma më të mëdha se çfarë do të shperthejë realisht tek kuqelbutë. Të gjithë jemi në pritje.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/ld3vHgY5kK8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]