
Java e 22-të e “Abissnet Superiore” vë përballë Teutën dhe Vllazninë, në një sfidë të rëndësishme për ambiciet e të dy ekipeve. Kuqeblutë udhëtojnë drejt Durrësit të motivuar për të konfirmuar momentin pozitiv dhe për të marrë rezultat maksimal në transfertë.
Në prag të ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani, u shfaq besimplotë për paraqitjen e skuadrës shkodrane, duke nënvizuar përgatitjen dhe gjendjen e mirë të grupit.
Sinani u ndal gjithashtu edhe te lëvizjet në merkato, duke folur për afrimin e fundit, Kevin Dodaj, i cili pritet të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv dhe t’i japë më shumë zgjidhje skuadrës në fazën e mbetur të sezonit.
Sfida mes Teutës dhe Vllaznisë pritet të dhurojë rivalitet, ndërsa kuqeblutë synojnë të kthehen nga Durrësi me një rezultat pozitiv për të forcuar pozitat e tyre në krye të renditjes .






