Sektori i bujqesise ne Qarkun e Shkodres gjendet ne kolaps te plote. Keshtu shprehet kryetari i Sindikates se Bujqesise Dashamir Caca ku sipas tij sidomos i ftohti i ketij fillim viti ka demtuar rende kulturat bujqesore.

Per kryetarin Caca sektori i bujqesise nuk po merr aspak vemendjen e institucioneve pergjegjese edhe pse perfshin gjysmen e popullesise. Sindikata e bujqesise ka ngritur shpesh here zerin per problematikat qe shoqerojne kete sektor, por megjithate akoma situata nuk ka permiresime te dukshme, qofte per sa i perket mbeshtetjes se fermereve apo gjendjes se tregjeve.