Sindikata e Pavarur e Arsimit ka shtyrë këtë të mërkurë bojkotin e paralajmëruar të mësimit pasi ministrja e arsimit Evis Kushi ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Arsimit për të diskutuar problematikat.

Sindikata e Pavarur e Arsimit thotë se mësuesit në mbarë vendin janë te pakënaqur me kushtet e punës duke filluar me pagat e ulëta dhe të pamjaftueshme, orët shtesë të papaguara, me raportin në rast infektimi me Covid apo me shpërblimet e munguara prej 11 vitesh. Në rast se kërkesat nuk merren parasysh do bojkotohet mësimi dhe protesta do të përshkallëzohet.

Sindikata e Pavarur e Arsimit tha se mësuesit në mbarë vendin janë të pakënaqur me kushtet e punës duke filluar me pagat e ulëta dhe të pamjaftueshme, orët shtesë të papaguara, mbulimi i raportit të Covidit 100%, apo shpërblimet e munguara prej 11 vitesh për 7 marsin.

Sindikata kërkon konkretisht të rishikohet paga e mësuesve, të dyfishohet pagesa e orëve mbi normë. Të paguhen orët e konsultimeve për minimaturën dhe Maturën shtetërore; Ministria e Arsimit të kalojë një fond në pagë për trajnimet e detyrueshme si dhe për 7 mars të shpërblejë të gjithë mësuesit pasi ka 11 vjet që iu mohon një të drejtë teksa nga ana tjetër, shpërblen mësuesit e dalluar dhe militantët.

Sindikata e pavarur e Arsimit kërkon gjithashtu të alokohet fondi i riskut për të paguar mësuesit që punojnë ekstra me nivelin fillestar 1 dhe 2 të vlerësimit si dhe kërkojnë fond ekselence për mësuesit që punojnë ekstra me nxënës që i përkasin nivelit maksimal të vlerësimit.

Përfaqësues te Sindikatës së Pavarur të Arsimit thanë se gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Arsimit paraqitën pakënaqësitë e mësuesve të cilat janë sipas tyre të pamotivuar.

Sindikata e pavarur e arsimit në mbledhjen e sotme të zhvilluar në orën 14:00 në ministrinë e Arsimit njoftuan se në datën 28 janar do të zhvillohet një tjetër takim me përfaqësues të ministrisë së Arsimit ku do të diskutohen problematikat.