Kryetar i Bashkimit të sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për qarkun Shkodër,Albert Tuka, ka ngritur shqetësime serioze mbi situatën ekonomike në 5 bashkitë e qarkut. Sipas tij, papunësia është rritur me 40%, ndërsa shumë ndërmarrje po mbyllen për shkak të dështimit të turizmit dhe politikave të gabuara qeveritare.
Tuka, gjithashtu ka theksuar se bizneset e vogla veçanërisht, po përballen me vështirësi të thella financiare, deri në pikën që nuk arrijnë të paguajnë as sigurimet shoqërore për punonjësit.
Ndërkohë, kreu I sindikatës së shëndetësisë, Paolo Kaceri kërkoi përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave, ndërsa shtoi se korrupsioni ka arritur majat.
Përfaqësesit e sindikatave theksojnë se kërkesat e tyre janë të domosdoshme për të frenuar krizën ekonomike dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për punjonjësit në qarkun e Shkodrës.

Artikulli paraprakTHIRRJA E PAPA LEONIT: TOKA JONË VAZHDON TË JETË E PLAGOSUR NGA LUFTËRAT
Artikulli tjetërRRITET PUNËSIMI I TË MOSHUARVE, SHKAK PENSIONI I ULËT