Konfederata e Sindikatave paralajmëron nisma sindikaliste deri me ndërprerjen e mësimit në shkolla në rast se ministria e arsimit nuk firmos kontratën kolektive për arsimtarët dhe në rast se vihet në zbatim vendimi i këshillit të ministrave për heqjen e pagës së transportit për ata mësues që nuk janë më larg se 5 kilometër nga zonat rurale ku japin mësim.

Shyqyri Dibra, kryetari për arsimin thotë se vendimi i qeverisë për transportin duhet të jetë një lapsus.Gjatë së hënës pritet një përgjigje për këto probleme nga ana e qeverisë në kundërt konfederata e sindikatave do të nisë me lëvizjet sindikaliste siç është ndërprerja e mësimit.