Kryetar i Bashkimit të sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për qarkun Shkodër,Albert Tuka ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike dhe sociale në veri të vendit. Sipas tij, gjatë 10 viteve të fundit çmimet janë rritur me rreth 90%, ndërsa fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë ndjeshëm. Ai theksoi se punonjësit shpesh detyrohen të punojnë jashtë orarit dhe përballen me presion të vazhdueshëm nga punëdhënësit.
Në këtë situatë, kërkesa kryesore e sindikatave është që qeveria të investojë më shumë në zonën e veriut, e cila sipas tij është tashmë “në prag vdekje”.
Sipas kreut të sindikatave, nëse nuk merren masa urgjente për të mbështetur punëtorët dhe për të ringjallur ekonominë lokale, Shkodra dhe gjithë veriu rrezikojnë të përballen me një krizë edhe më të thellë sociale dhe ekonomike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTË RINJTË PREFEROJNË SHKOLLËN “HAMDI BUSHATI”
Artikulli tjetërVETËDORËZOHET AUTORI VRASJES NË SHALË