Kur një tufë grerëzash sulmojnë një zgjua bletësh, goditja është brutale dhe e shpejtë. Ato zbresin masivisht në koshere duke vrarë bletët e rritura që mbrojnë folenë e tyre. Grerëzat mund të shkatërrojnë një zgjua brenda disa orësh, shkruan CNN

Por bletët nuk janë të pambrojtura kundër të ashtuquajturve grerëzave vrasëse, të cilët e kanë origjinën nga Azia, por u shfaqën në Shtetet e Bashkuara për herë të parë në vitin 2019. Bletët kanë strategjitë e tyre të mbijetesës, duke përfshirë një sinjal paralajmërues unik dhe rrëqethës që është dokumentuar nga shkencëtarët për herë të parë.

Një biologe e përshkroi sinjalin paralajmërues, të ashpër dhe të zhurmshëm, të ngjashme me britmat e kafshëve nga paniku. Ajo tha se sinjali dukej se përdorej nga bletët aziatike (Apis cerana) vetëm kur grerëzat gjigantë sulmonin kolonitë në Vietnam. Hulumtimi u publikua në revistën Royal Society Open Science të martën.

Sinjali përdoret për të aktivizuar disa nga mekanizmat mbrojtës që bletët kanë në arsenalin e tyre për ti përdorur kundër grerëzave. Por se si këto grerëza gjigante aziatike u përhapën në shtetin e Uashingtonit në vitin 2019, ende është e paqartë. Ekziston mundësia që ato të kenë mbërritur aty me kontejnerë, ose janë blerë nga udhëtarë që kanë vizituar SHBA-në.

Ndryshe nga homologët e tyre aziatikë, bletët perëndimore (Apis mellifera) nuk kanë zhvilluar ndonjë strategji për të shmangur grerëzat gjigantë.

“Bletët e mjaltit në SHBA nuk kanë përvojën historike të mbrojtjes kundër grerëzave gjigantë. Ne nuk mund të presim që ato të reagojnë me të njëjtat sinjale që reagojnë bletët aziatike, tha Mattila.