Në Siri, gjatë një operacioni të forcave të koalicionit të kryesuara nga SHBA, kanë humbur jetën 13 civilë.

Burimet lokale thanë se forcat e koalicionit dhe aleatët e saj, në orët e vona të mbrëmjes, kryen një operacion ajror në kërkim të terroristëve të DEASH në Deir ez-Zor të Sirisë.
Helikopterët amerikanë hapën zjarr në disa objekte, teksa në njërin prej tyre ndodheshin edhe terroristë të DEASH-it.

Përveç terroristëve, kanë humbur jetën edhe 13 civilë.
SHBA-të ende nuk kanë lëshuar njoftim zyrtar për ngjarjen.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut më 20 mars njoftoi se në operacionet e forcave të koalicionit me në krye SHBA, që nga shtatori i vitit 2014 kanë humbur jetën 3.035 civilë.