PUBLIKOHEN FOTOT E KAPJES SË GJALLË TË PILOTIT.Militantët e Shtetit Islamik kanë rrëzuar një avion ushtarak të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës në veri të Sirisë, në Raqa.

Lajmi bëhet me dije nga Observatori i të drejtave të njeriut në Siri dhe sipas tyre avioni i përket shteteve arabe.Pas publikimit të dy fotove nga ISIS në rrjetet sociale piloti është identifikuar si oficer i Jordanisë, Moaz Youssef Al-Kasasba. Vërtetësia e pamjeve nuk mund të konfirmohet për shkak të pamundësisë së monitorimit në këtë zonë konflikti ku prania e medias është e kufizuar. Sipas burimeve avioni është goditur pranë zonës së Raqa, një pikë e fortë e kontrolluar nga luftëtarët e shtetit islamik.Deri më tani nuk ka asnjë reagim të qeverisë së Sirisë apo koalicionit të kryesuar nga SHBA mbi këtë incident.Koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me shumë vende arabe ka shënjestruar rregullisht me bomba pozicionet e ekstremistëve islamikë në provincën e Raqa-s.Sipas Observatorit të të drejtave të njeriut në Siri, vetëm dje raportohet se janë vrarë mbi 20 persona gjatë sulmeve me avionë ushtarakë në këtë provincë. 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNIS SHPËRNDARJA E RIMBURSIMEVE PËR LIBRAT
Artikulli tjetërFESTA E KRISHTLINDJES NË KOMUNËN BUSHAT